22:06 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

Deputetët të painteresuar për fjalimet në Kuvend (Video)

Janë bërë gati gjashtë orë që kur Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e jashtëzakonshme për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi.

Deputetë të shumtë janë lajmëruar për të mbajtur fjalim, derisa secili i ka në dispozicion nga 10 minuta, raporton Indeksonline.

Kjo stërzgjatje e seancës i ka lodhur deputetët të cilët tanimë nuk po interesohen për fjalimet e kolegëve.

Shembull, derisa deputeti Xhelal Sfeçla po fliste, deputetët tjerë po bisedonin e qeshnin mes vete pa u interesuar se çka po thotë kolegu në fjalë.

Me këtë ritëm, seanca nuk pritet të përfundoj deri pas mesnate. /Indeksonline/