18:43 / E Diele, 04 Mars 2018 / indeksADMonline

Deputetët thonë se ratifikimi i Demarkacionit nuk ndërlidhet me Asociacionin (Video)

Votat e Listës Serbe do të jenë vendimtare për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionin me Malin e Zi.

Serbët janë shprehur të gatshëm ta votojnë këtë marrëveshje kurdo që të shkon në Kuvend, pas zgjedhjeve lokale që po mbahen sot në Serbi.

Disa herë është theksuar se formimi i Asociacionit mund të jetë si kusht për votat e serbëve për Demarkacionin.

Një gjë e tillë është mohuar nga deputetët e koalicionit qeverisës.

Kurse opozita po thotë se koncesionet e tilla me Listën Serbe do të ishin të dëmshme.