12:17 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

Deputetëve të VV-së dhe Donika Kadajt iu konfirmohet dënimi

Dënimin me kusht të Albin Kurtit, Albulena Haxhiut, Faton Topallit dhe ish-deputetes së kësaj partie Donika Kadaj-Bujupit, e ka vërtetuar edhe gjykata e shkallës së dytë.

Insajderi merr vesh se Gjykata e Apelit e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore, e cila në janar të këtij viti, dënoi katër deputetet për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Katër deputet u dënuan për hedhje të gazit në seancën e Kuvendit të Kosovës me qëllim të pengimit të ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi dhe Marrëveshjen për Bashkësinë e komunave me shumicë serbe, shkruan Insajderi.

Për përdorim të armës, deputeti Albin Kurti ishte dënuar me 1 vjet e 3 muaj burg, për pengim të personit zyrtar me 6 muaj burg. Dënimi unik: 1 vjet e 6 muaj burg.

Deputetja Albulena Haxhiu për përdorim të armës ishte dënuar me 1 vit e 2 muaj burgim. Për pengim të personit zyrtar me 4 muaj. Dënimi unik: 1 vit e 3 muaj.

Donika Kadaj-Bujupi për përdorim të armës ishte dënuar me 1 vit e 3 muaj, për pengim të personit zyrtar me 6 muaj burgim. Dënim unik: 1 vit e 6 muaj.

Ndërsa, deputeti Faton Topalli për përdorim të armës ishte dënuar me 1 vit burgim dhe për pengim të personit zyrtar me 3 muaj burg. Dënimi unik: 1 vit e dy muaj.

Të gjitha këto dënime janë me kusht me periudhë verifikimi 2-vjeçareDënimin me kusht të Albin Kurtit, Albulena Haxhiut, Faton Topallit dhe ish-deputetes së kësaj partie Donika Kadaj-Bujupit, e ka vërtetuar edhe gjykata e shkallës së dytë.

Insajderi merr vesh se Gjykata e Apelit e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore, e cila në janar të këtij viti, dënoi katër deputetet për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Katër deputet u dënuan për hedhje të gazit në seancën e Kuvendit të Kosovës me qëllim të pengimit të ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi dhe Marrëveshjen për Bashkësinë e komunave me shumicë serbe, shkruan Insajderi.

Për përdorim të armës, deputeti Albin Kurti ishte dënuar me 1 vjet e 3 muaj burg, për pengim të personit zyrtar me 6 muaj burg. Dënimi unik: 1 vjet e 6 muaj burg.

Deputetja Albulena Haxhiu për përdorim të armës ishte dënuar me 1 vit e 2 muaj burgim. Për pengim të personit zyrtar me 4 muaj. Dënimi unik: 1 vit e 3 muaj.

Donika Kadaj-Bujupi për përdorim të armës ishte dënuar me 1 vit e 3 muaj, për pengim të personit zyrtar me 6 muaj burgim. Dënim unik: 1 vit e 6 muaj.

Ndërsa, deputeti Faton Topalli për përdorim të armës ishte dënuar me 1 vit burgim dhe për pengim të personit zyrtar me 3 muaj burg. Dënimi unik: 1 vit e dy muaj.

Të gjitha këto dënime janë me kusht me periudhë verifikimi 2-vjeçare.