10:59 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Deputeti i BDI-së thirrje nga Maqedonia: Votojeni demarkacionin

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të votojnë demarkacionin.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Rruga e duhur sot është vota pro!

Ja postimi i tij në Facebook:

Përkundër mundësisë që të keqkuptohem, ndjej nevojë që të ftoj kolegët e mi deputet në Kuvendin e Kosovës ?? që ta ratifikojnë marrëveshjen bilaterale me Malin e zi ?? për vijëzimin e vijës kufitare midis dy vendeve.

Në tre dekadat e fundit jemi rradhitur në anën e duhur të historisë dhe kjo na ka mundësuar një Shqipëri në NATO dhe në prag të BEsë, Kosovë shtet të pavarur dhe një Maqedoni ku shqiptarët janë element shtetformues me gjuhë, flamur, administratë, komuna e universitete.

Rruga e duhur sot është vota pro!

Temat: