Deputeti i LDK-së Faton Bislimi në listën e të ftuarave për inaugurimin e Presidentit Biden
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Anëtari Ekzekutiv i Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane (Washington, DC), Faton Bislimi është njëri ndër të ftuarit në inaugurimin e Presidentit Biden.
“Përkundër dëshirës që të jem prezent në Capitol Hill në ceremoninë historike të përurimit presidencial për Biden, udhëtimi drejtë Washington-it po bëhet i pamundur, dhe jam detyruar të kthehem nga Vjena, si rezultat i protokolleve të ndalesës së hyrjes në SHBA të pasagjerëve që kalojnë qoftë edhe transit nëpër zonën Schengen (për shkak të Covid-19 dhe variantit të ri të virusit tanimë të konfirmuar nëpër shumë shtete, si dhe sigurisë së tejshtuar), ka bëtë të ditur Bilimi përmes një statusi në Facebook.
Ai ka thënë se të jesh në listën e mysafirëve të ftuar e konfirmuar për pjesëmarrje në ceremoninë zyrtare të Inaugurimit të Presidentit të ri të SHBA-ve, z. Joe Biden, dhe Zëvendës Presidentes znj. Kamala Harris, është nderi më i madh jetësor për të dhe për atë përfaqëson, së pari si shqiptar nga Kosova dhe si anëtar ekzekutiv i Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane
“Prezenca e emrit tim në listën e mysafirëve të konfirmuar të inaugurimit të Presidentit mbetet testament i palëkundur i vlerësimit të miqve të mi në Washington për bashkëpunimin dhe lidhjen e pashkëputshme që kemi. Washingtoni mbetet ylli polar i orientimit tim në politikë, dhe i angazhimit tim për të ruajtur e sforcuar miqësinë tonë permanente me SHBA-të, si një gurthemel i Rugovizmit të vërtetë”, ka thënë ndër të tjera Bislimi.