15:48 / E Shtunë, 24 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Deputeti i LDK-së: Jo, Lista Serbe, po VV-ja dhe të kryhet demarkacioni!

Deputeti i LDK-së, Naser Osmani ka përshendetur marrëveshjen e arritur nga partite shqiptare për ratifikimin e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi në Kuvend.

Osmani ka thënë se është variant i mirë që të kalohet pengesa në përmbushjen e kërkesës së BE-së për liberalizimin e vizave, transmeton Indeksonline.

Ai thotë se me këtë rast qytetarëve u mundësohet lëvizja e lirë nëpër vende të Evropës.

Postimi i plotë:

Është lajm i mirë që partitë e kualicionit të pozitës janë pajtuar të përkrahet propozimi i LDK-së si varianti më i mirë i mundshëm që të kalohet kjo pengesë në përmbushjen e kërksesës së BE-së për liberalizimin e vizave, që do të ju mundesoj qytetarëve të Kosovës lëvizjen e lirë në shtetet e BE-së duke përfshirë edhe pesë shtetet qe nuk e kanë njohur Kosovën.

Megjithatë përkundër kësaj marrveshje dihet që nuk janë votat e mjaftueshme,do duhej që të bëhen ende përpjekje që të sigurohen edhe votat e tjera, jo nga Lista Serbe por nga Deputetet e VV, sepse në këtë mënyrë unifikohet faktori Shqiptarë, dhe nuk kushtezohemi nga kërkesa e Deputeteve Serb për Asosacionin e Komunave Serbe në Kosovë.