Deputeti i VV-së: Aktakuza kundër Radoiçiqit u vonua shumë, kjo na dëmtoi në dialog
Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, e ka kritkuar Prokurorinë duke thënë se aktakuza ndaj Millan Radoiçiqit është vonuar.
Ai, në “Debat Plus”, tha se përsëri është “më mirë vonë sesa kurrë”, por që sipas tij, nëse kjo aktakuzë do të ngrihej më herët, Kosova do ta përdorte politkisht edhe në dialog.
“Është e vonshme, shumë e vonshme. Paramendoni që kjo aktakuzë të ngritej më herët, në çfarë avantazhi do ta vendoste Kosovën. Kurti s’do kishte nevojë ta kërkonte ekstradimin e Radoiçiqit, do ta kishte si levë në duar një proes gjyqësor diku ka mesi apo me rrugë të kaluar, ku do ishim me gojën plot. Në këtë aspekt nuk na ka ndihmuar gjyqësia, përkundrazi na ka vonuar. Më mirë vonë se kurrë. Ky sistem i drejtësisë është i njëjti që ia ka hequr fletarrestin ndërkombëtar Radoiçiqit”, tha ai.