16:33 / E Premte, 01 Qershor 2018 / indeksADMonline

Deputeti i VV-së e quan Donika Kadajn si njeri me dinjitet

Seanca e sotma në kuvend ka patur përplasje verbale mes deputetëve të VV-së dhe atyre të Partise Social Demokrate. Vendimi i Aida Dërgutit për të mos dhënë dorëheqje nga posti i nënkryetares të parlamentit ka bërë që të ketë debate mes deputetëve.

Por, Glauk Konjufca ka tërhequr një paralele mes ish deputeteve të VV-së, Donika Kadajt e Aida Dërgutit.

Gjersa i mbaruan minutat ne foltore, Konjufca dëgjohet duke përmendur rastin e dorëheqjes nga komisioni të Donika Kadajt.

Konjufca e quan Donika Kadajn si deputete të dinjitetshme e ndërgjeshme./Indeksonline/