20:47 / E Premte, 19 Tetor 2018 / indeksADMonline

Deputeti Selimi flet për politikanë që kanë bërë falsifikime me çertifikata të veteranëve

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka thënë se ai nuk ka pranuar që të plotësojë formularin për veteran të UÇK-së, për arsyen siç ka thënë ai, jo për ta mohuar por për ta mbrojtur luftën dhe vlerën e saj.

“Se sa e kanë respektuar këta që japin kritika këta që më akuzojnë pse nuk e kam nënshkruar aplikimin e veteranit. Kushdo që flet ka të drejtë që të japë mendimin e tij por jo ata që e kanë deformuar e kanë degjeneruar dhe e kanë degraduar, procesin e  verifikimit të veteranëve të UÇK-së, duke dhënë dëshmi të rrejshme, duke pranuar dëshmi të rrejshme, duke pranuar dekumentacione të rrejshme dhe që shpesh’herë duke i këmbyer me kartela partishë. Unë kurrë nuk do të jem pjesë e këtyre gjërave. Atë epitet (ushtar i UÇK-së) nuk e ndërroj asnjëherë me asnjë epitet tjetër”, ka thënë Selimi për Insajderin.

Rikujtojmë se sot deputeti i AAK-së, Shkumbin Demalijaj, tha në Kuvend se Rexhep Selimi nuk mund të mbrojë vlerat e UÇK-së, përderisa nuk ka pranuar që ta plotësojë aplikacionin për tu bërë veteran i UCK-së.