11:19 / E Hënë, 31 Maj 2021 / AR

Deputetja kosovare e lumtur në dashuri, lidhjen e krahason me atë të profetit Muhammed me Hatixhën

Adriana Matoshi që kur bëri publike lidhjen me futbollistin afrikan, ka qenë tejet e përfolur në media.

Me anë të postimeve në rrjetet sociale, ajo ka treguar se sa e lumtur ndihet që ka në krahë një mashkull si Keith, shkruan Indeksonline.

Në imazhin e publikuar së fundmi ajo pranoi një koment.

“Nuk është në edukatën time të paragjykoj, por të paktën të kishe marrë një në moshën tënde dhe ngjyrën tënde, as italianët që kanë kulturë tjetër nuk marrin moshë të re, por marrin moshat përkatëse”.

Deputetja nuk hezitoi t’ia mbyll gojën duke shkruar se profeti Muhammed Alejhi Selam edhe pse e kishte gruan më të vjetër në moshë, kishte jetë të lumtur bashkë.

“Muhammeti (aleji selam) e ka pasë gruan më të vjetër se ai, edhe thuhet se kanë qenë shumë të lumtur bashkë. Ne e kemi gjetë gjuhën e përbashkët kështu që masi neve nuk po na pengon besoj që as ty nuk duhet”, u shpreh ajo./Indeksonline/

No description available.