17:02 / E Mërkurë, 18 Korrik 2018 / indeksADMonline

Deputetja që i dha shtytje të madhe liberalizimit uron për rekomandimin pozitiv

Donika Kadaj Bujupi është njëra nga deputetët më meritore për marrjen e përgjigjes pozitive për liberalizimin e vizave. Pikërisht vota e saj bëri që të përfundonte me sukses “ngërçi” që kishte bllokuar njërin nga kriteret për liberalizimin e vizave, demarkacionin.

Deputetja e AAK-së shkruan se sot Kosova po përafrohet me Bashkimin Evropian.

“Sot, më në fund, qytetarëve të Kosovës po i njihet e drejta themelore për liri të lëvizjes.

Sot, Kosova, konkretisht po përafrohet me Bashkimin Evropian. Sot, po merr fund vonesa e padrejtë ndaj Kosovës, e cila e vetmja në rajon pati si kusht edhe demarkacion të kufirit për liberalizimin e vizave.
Sot po vërtetohet se rezistenca ndaj kushtëzimeve të padrejta dhe marrëveshjeve të gabuara ishte e drejtë dhe e duhur. Me liri të lëvizjes në shtetet e Bashkimit Europian dhe me mundësi përmirësimi të marrëveshjes së demarkacionit” shkruan Donika Kadaj në Facebook./Indeksonline/