22:26 / E Diele, 02 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Derbi i Serie A përfundon në paqe

Roma dhe Interi kana barazuar me rezultat 2-2 në ndeshjen e xhiros së 14-të të Serie A.

Zikaltërit kaluan të parët në epërsi me golin e Keita Balde në minutën e 37-të të ndeshjes.

Cengiz Under barazoi rezultatin 6 minuta pas fillimit të pjesës së dytë, shkruan IndeksOnline.

Interi u rikthye përsëri në avantazh me golin e Mauro Icardit.

Roma barazoi rezultatin për të dytën herë me golin e Kolarov nga penalltia.

Me këtë barazim, Interi është në vendin e dytë me 29 pikë, aq sa ka edhe Napoli dhe kanë 11 pikë më pak se Juventus. Roma është në pozitën e shtatë me 20 pikë. /IndeksOnline/

Temat: