15:21 / E Shtunë, 07 Prill 2018 / indeksADMonline

Derbi përfundon pa gola, Chelsean shpreson për Champions League

Evertoni dhe Liverpooli kanë përfunduar derbin lokal në barazim pa gola. Skuadra favorite, Liverpooli luajti pa disa nga lojtarët kryesorë duke u kursyer për ndeshjen e të martës në Ligën e Kampionëve.

Dy skuadrat patën raste përe gola por portierët mbetën të pamposhtur. Me këtë barazim, Liverpool ka 68 pikë ndërsa Everton me 42 pikë mbetet në pozitën e nëntë.

Pas këtij barazimi, Chelsea mund të shpresoi në kualifikimin e mundshëm në Champions League pasi që ka tani dy ndeshje më pak të zhvilluara se sa Liverpooli./Indeksonline/