16:13 / E Premte, 13 Maj 2022 / A. M.

Dervish Shaqa knojke: “Kur ta ktheva Kosovë shpinën…” !

Edi Rama e kompania e tij nuk e votuan rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë. Ia plotësuan dëshirën Aleksit (Vuçiçit) të Serbisë armike. Harruan ata masakrat, gjenocidin që bëri Milosheviçi në Likoshan, Qirez, Prekaz, Reçak, Meje… Turpin s’e lanë as deti ! Tragjikomedia në tempullin e demokracisë ma kujtoi rapsodin Dervish Shaqën dhe këngën e tij – Kur ta ktheva Kosovë shpinën, e lamë borë e gjetëm dimën.

——

Nga Agim Muhaxheri

Mosvotimi i rezolutës në Kuvendin e Shqipërisë që dënon gjenocidin e Srebrenicës, është turpi, faqja e zezë e shqiptarëve.

Turpin s’e lanë as deti !

Edvin Kristaq Rama, pasardhësi i Enverit, dhe kompania e tij nuk ia prishën pobratimit të Serbisë armike, Aleksandar Vuçiçit…

No description available.

Vuçiçi i falënderohet Ramës:

Hvala, brate ! (Faleminderit, vëlla !).

Serbia, Albania Seek To Build Business Ties Despite Tensions Over Kosovo

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë s’i ka lëshue anestezia. I kanë harruar masakrat serbe në Kosovë, gjenocidin në Likoshan, Qirez, Prekaz, Reçak, Meje…

Kanë harruar se kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviçi akuzohej për gjenocid në Tribunalin e Hagës.

Mosvotimi i rezolutës për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë, nuk është cikërrimë e këtij të gjatit – Ramës, ortakut të Aleksit për “Ballkanin e Hapur”.

Pas 50 – 100 vjetësh do të harrohen emrat e kësaj marrëzie, do të mbetet damka: Shqipëria nuk e votoi rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë…

Ajo çfarë ndodhi në Kuvendin e Shqipërisë ma kujtoi këngën e rapsodit Dervish Shaqa – Kur ta ktheva Kosovë shpinën, e lamë borë e gjetëm dimën.

Ma kujtoi edhe këngën tjetër të tij Moj Shqipni mos thuej marova.

May be an image of 1 person and text

Kush ishte Dervish Shaqa ?

Dervish Shaqa (1912 – 1985) i Llukës së Epërme të Deçanit, më 1956, lëshoi Kosovën, vendoset në Rashbull afër Durrësit.

E lëshoi Kosovën për shkak të zullumit që iu bë familjes së tij nga aksioni famkeq për ‘mbledhjen e armëve’ nga xhelati Aleksandar Rankoviç.

Atëbotë Enveri (Hoxha), dosti i Dushan Mugoshës e Milladin Popoviçit – i thoshte Josip Broz Titos:

Ti vraj shqiptarët andej, unë këndej.

Diktatori i sëmurë i Sokakut të Marrëve, Enveri i dehumanizoi shqiptarët.

Tradita vazhdon edhe sot – ndërmjet Aleksit e Ramës.

Deputetët – robotë që votuan kundër rezolutës që dënon gjenocidin serb në Srebrenicë – psikanalisti Sigmund Freud do t’i kishte çuar për shërim në ishullin Nervi të Italisë !