11:10 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Deshi të korruptoj policin me 10€, arrestohet shtetasi i Shqipërisë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në pikëkalimin kufitar në Vermicë, i cili kishte dashur t’i jap ryshfet një polici në kufi.

“Është arrestuar një mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti duke kaluar kufirin në PKK Vërmicë i kishte ofruar 10 € ryshfet zyrtarit policor që mos ta regjistrojë atë në sistem. Gjatë kontrollit të veturës me të cilën po udhëtonte i dyshuari janë gjetur 18 telefona mobilë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport të policisë. /Indeksonline/

 

Temat: