21:16 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Dëshmia që tregon se Xhaka është ndër mesfushorët më të mirë në Angli

Me paraqitjet e tij mbresëlënëse, Granit Xhaka e ka impresionuar trajnerin e Arsenalit, Unai Emery.

Reprezentuesi i Zvicrës me prejardhje shqiptare, Xhaka është i pazëvendësueshëm në mesfushë.

Madje, mesfushori shqiptar ka qenë shpeshherë edhe kapiten i skuadrës nga Londra, transmeton IndeksOnline.

Tani, WhoScored ka nxjerrë statistikat e mesfushorëve me pasimet më të sakta në drejtim të fazës ofanzive.

Dhe Xhaka i prinë kësaj liste, me 30% të pasimeve të sakta në drejtim të sulmit, duke lënë pas mesfushorët si Henderson, Jorginho e Matic.

Përndryshe, në fitoren e fundjavës së kaluar ndaj Crystal Palaces ishte kapiten nga minuta e parë./Indeksonline/

Temat: