00:02 / E Shtunë, 08 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Dështon në këngën magjike, reagon këngëtari shqiptarë

Robert Aliaj ishte një nga pjesmarrësit në edicionin e 20 të “Kënga Magjike” ku pas një mungese të gjatë në muzikë, prezantoi këngën “Ah ku më hodhi Zoti”. Ky projekt i tij u komentua për vetë faktin që më shumë ishte një përshtatje dhe një rikrijim i pozisë ikonike të Fan Nolit “Anës Lumenjve” e interpretuar me muzikë në sfond nga Aliaj.

E në prag të natës finale të festivalit e cila do të mbahet nesër, Roberti ka zbuluar që nuk do të jetë pjesë e natës finale, nisur nga votimi që është bërë sot nga artistët pjesmarrës. Por edhe pse Aliaj Dragot u vlerësua nga organizatorët e “Kënga Magjike” duke e futur këngën e tij në kategorinë e artistëve Big, pavarësisht faktit që ai nuk është vlerësuar asnjëherë më parë në festival, ose më shumë akoma, nuk ka marrë as pjesë, ai i është kthyer me një gjuhë urrejtje dhe me tone të ashpra këngëtarëve që konkurojnë dhe votojnë. Madje jo vetëm atyre por të gjithë artistëve shqiptarë në përgjithësi.

Ndër të tjera ai ka thënë që kishte për më shumë se 3 vjet që punonte për realizimin e kësaj kënge dhe e dinte fare mirë që ishte këngë barrikadash por gjithsesi mori pjesë në “Kënga Magjike”, të cilën nuk nguroi ta quante as mbretëria e tallavasë. Aliaj i cilësoi dhe artistët pjesmarrës si këngëtarë të tallavasë dhe i akuzoi për kompromise, duke u shprehur se e kishin në dorë ta linin në festival por nuk e bën. Gjithashtu këngëtari u shpreh se këngëtarët shqiptarë janë VIP-a Instagrami dhe që mburren me ndjekësit në rrjetet sociale, ndërkohë që muzika e tij është bërë për të dhënë një mesazh, madje e krahasoi këngën “Ah ku më hodhi Zoti” me muzikën e rapsodëve dhe me repin e Tupac.

Sido që të jetë, konkurenca këtë vit në “Kënga Magjike” është shumë e fortë, me prurje shumë të mirë në muzike dhe me siguri Aliaj nuk do jetë i vetmi emër që do të mbesë jashtë finales