10:49 / E Enjte, 19 Korrik 2018 / indeksADMonline

Detaje për plagosjen në Viti, arrestohet një person

Dje pasdite në rrugën  “Rexhep Bislimi” në Viti ka ndodhur një përleshje mes dy grupeve, ku kanë mbetur të lënduar dy persona.

Për rastin është arrestuar një person, i cili dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një person, derisa tre persona të tjera janë ende në arrati, shkruan Indeksonline.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili pas një mosmarrëveshje ka gjuajtur dhe ka plagosur me armë zjarri viktimën mashkull K/Shqiptar, të cilit i kishte shkaktuar lëndime trupore. Si pasojë e goditjeve të marra nga mjetet e forta lëndime trupore ka marrë edhe viktima tjetër mashkull K/Shqiptar, ku të përfshirë kanë qenë edhe tre të dyshuar tjerë, të cilët gjenden në arrati. Viktimat për shkak të plagëve janë dërguar për tretman të nevojshëm mjekësor”, thuhet në raport.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë, dy gëzhoja dhe një veturë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Indeksonline raportoi edhe mbrëmë për këtë plagosje. Për më shumë klikoni këtu. /Indeksonline/

 

 

 

Temat: