18:30 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Detaje rreth modelit të ri Mercedes CLA 2020

Në fillim të muajit Mercedes-Benz tha se së shpejti do të vinte një gjeneratë e re klasit CLA, konkretisht në Janar.

Sipas një raporti të fundit nga AutoCar, makina do të debutojë në konferencën CES që do të mbahet në ditët e para si dhe sjell detaje të reja rreth modeleve.

Modelin më i shtrenjë dhe më i fuqishëm, AMG CLA 45 do të ketë 400 kuaj fuqi ndërsa modeli CLA 35 do të ketë 300 kuaj fuqi.

Të dy modelet do të kenë kambio me dopjo friksion i cili dërgon fuqinë tek katër rrotat e makinës.

Mercedes-Benz shpreson që CLA-ja e re të jetë një sukses i vërtetë ashtu si paraardhësi. Ai është rivali më i afërt i Audi A3 dhe BMW 2 Series Gran Coupe.