17:46 / E Martë, 09 Janar 2018 / indeksADMonline

Detaje të reja nga vrasja dhe vetëvrasja në Babimovc

Të hënën mbrëma në fshatin Babimovc të Obiliqit, saktësisht në një shtëpi u gjetën dy trupa të pajetë.

Indeksonline nga burimet brenda prokurorisë ka mësuar se bëhet fjalë për Gorica Miliq (1968) dhe Branislav Miliq (1963), burrë e grua të vdekur.

Sipas burimeve, Gorica dyshohet se është ngulfatur me një litar nga bashkëshorti i saj Branislavi dhe më pas ky i fundit dyshohet se ka kryer vetëvrasje me thikë, e cila edhe është gjetur në afërsi të tij.

Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit trupat e pajetë janë dërguar për autopsi.

Ndërsa sot pasdite Policia e Kosovës ka dhënë edhe versionin e saj ku ka thënë se nga informacionet fillestare qe ajo posedon, ekziston dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari vuante nga probleme psikike për një periudhë të gjatë.

Ky version mund të përforcohet apo të ndryshoj pas autopsisë, ekzaminimit të dëshmive të marra nga vendi i ngjarjes, dhe rezultatit të hetimeve që po zhvillohen./Indeksonline/