18:36 / E Premte, 19 Janar 2018 / indeksADMonline

Detaje të reja për vdekjen e të burgosurit në Dubravë

Veli Kuqi, i burgosuri në Burgun e Dubravës është personi që ka ndërruar jetë në mesditën e sotme.

Burime të Indeksonline tregojnë se i ndjeri kishte bërë kërkesë së fundi për lirimin e tij pasi që kishte pasur probleme me shëndet.

Kuqi besohet të ketë qenë i moshës 65 vjeçare, i lindur në Komunën e Suharekës.

Për vdekjen e Kuqit, ka folur edhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj i cili ka thënë se i burgusori ka qenë i sëmurë dhe si pasojë ka vdekur pasi që është dërguar në Spitalin Qendror të qytetit.

“Viktima ka qenë prej Suharekës i cili ka qenë në vuajtje të dënimit edhe ka qenë i sëmurë atë e kanë sjellur në spitalin e Pejës, mandej ka vdekur në Spital”, ka thënë Kryeprokurori Kurmehaj për “Indeksonline”.

Kurmehaj shtoi se trupi i viktimës është dërguar për në Obduksion dhe nesër do të dalin edhe informatat shtesë përkitazi me rastin./Indeksonline/

Temat: