Detaje të reja rreth vrasjes së djeshme në Prishtinë, policia liroi pronarin e shtëpisë!
Një person është vrarë mbrëmë e rreth orës 21:00 në Veternik të Prishtinës.
Burimet e Indeksonline brenda policisë kanë thënë se disa hajna kishin hyrë për të vjedhur në një shtëpi, ndërsa pronari i saj ka shtënë në drejtim të tyre duke e lënë një të vdekur.
Një burim në kushte anonimiteti për redaksinë ka thënë se katër persona të armatosur kanë hyrë në shtëpi, ku pronari në vetëmbrojtje ka shtënë me armë.
Në këtë rast, dyshohet se është vrarë personi me inicial K.K, i njohur për policinë.
Sipas këtij burimi, pas intervistimi, pronari i shtëpisë është liruar, pasi grabitësit kanë qenë të armatosur dhe viktima për të mbrojtur familjen ka qenë i detyruar të shtije me armë.
Hetuesit policor kanë qëndruar deri vonë në vendin ku ka ndodhur vrasja në Veternik të Prishtinës.
Ata kanë marrë të gjitha gjurmët nga vendi i ngjarjes në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin./Indeksonline/
Vrasje në Prishtinë, pronari i shtëpisë qëllon me armë hajnin