09:59 / E Martë, 09 Janar 2018 / indeksADMonline

Detaje të reja tronditëse rreth ngjarjes që shokoi mbrëmë Obiliqin

Mbrëmë, dy persona janë gjetur të vdekur në një shtëpi në fshatin Babimoc të Obiliqit. Gazeta Express mëson se bëhet fjalë për një çift bashkëshortor të nacionalitetit serb.

Shumë pak dihet publikisht për vdekjen e një çifti serb mbrëmë në Babimoc të Obiliqit.

Nga burime policore, Gazeta Express ka arritur të mësojë detaje të reja të ngjarjes që ka tronditur Obiliqin dhe gjithë Kosovën.

Sipas këtyre burimeve, personi që lajmëroi policinë dhe që ishte dëshmitari i parë i kontaktuar nga policia, është vëllau i burrit tashmë të ndjerë.

Mësohet se vëllau kishte shkuar për t’i vizituar viktimat, ku edhe kishte vërejtur se dera e shtëpisë ishte e mbyllur. Atij iu ka dukur se diçka nuk është në rregull, andaj ka hyrë me forcë në shtëpi.

Dëshmitari ka potencuar se viktimat i ka gjetur në dhoma të ndara dhe të shtrira, njëra në dysheme e tjetra në divan.

Burri është gjetur i tëri i përgjakur me thikën e kuzhinës afër, kurse gruaja e shtrirë në divan dhe me një litar rreth qafës.

Sipas dëshmitarëve tjerë, mësohet se burri kishte të meta mendore dhe për këtë ishte trajtuar disa herë ne Neuropsikiatri, kurse gruaja ishte me nevoja të veçanta.

 

Temat: