19:00 / E Mërkurë, 05 Maj 2021 / AR

Detaji që nuk dinit për ’10 Things I Hate About You’, mund t’ju thyejë zemrën pas kaq vitesh

Kush mund ta harrojë kiminë që kishte mes Julia Stiles dhe Heath Ledger në skenat e filmit “10 gjërat që urrej tek ty”? Të gjithë i kujtojmë momentet më të famshme të dashuri-urrejtjes mes tyre, por duket se kur fikeshin kamerat gjërat ndryshonin komplet.

Jullia, aktorja kryesore e filmit kishte diçka me një tjetër aktor që fatkeqësisht s’ishte Ledger siç ëndërronim ne.

Ka qenë regjisori i filmit, Gil Junger i cili së fundmi ka zbuluar se Julia ka qenë e lidhur me Joseph Gordon-Levitt gjatë xhirimeve të një prej filmave më të famshëm të dashurisë në vitet ’90-të.

Detaji që nuk dinit për '10 Things I Hate About You', mund

“Ajo zhdukej me të për një ose 10 minuta. Ishin shumë të dhënë pas njëri-tjetrit. Edhe për ne që i shihnim nga larg ishte kaq bukur. Ndërkohë që ajo i shprehte dashurinë Heath ishte kokë e këmbë e dashuruar me kolegun tjetër që priste gati për të xhiruar skenën e radhës.”- u shpreh ai.

Nëse kaq s’ju mjaftoi, regjisori tha se në skenën më ikonike të filmit (pjesa e poezisë në klasë), Julia në fakt po mendonte për Joseph.

Detaji që nuk dinit për '10 Things I Hate About You', mund

“Ajo më tha që po mendonte për emrin e njeriut të cilin dashuronte atë kohë. Ka qenë një nga performancat më magjike që kam arritur në jetën time.”

Sidoqoftë, koha kaloi dhe gjërat ndryshuan. Julie në 2017-ën u martua me aktorin Preston Cook e ndërsa Joseph me shkencëtaren Tasha McCauley në 2014.