12:59 / E Diele, 04 Mars 2018 / indeksADMonline

Deti përmbyt Velipojën (Video)

Ndryshimi i temperaturave në mënyrë të menjëhershme ka shkaktuar problemet e para.

Për shkak të erërave të jugut, deti në Velipojë ka kaluar të gjithë rërën e plazhit dhe ka hyrë në brendësi të zonës.

Duket se ky fenomen do zgjasë disa ditë, çka vështirëson edhe derdhjen e ujërave të lumenjve të Shkodrës në det.

Aktualisht, uji ka mbërritur deri tek shëtitorja e plazhit.

Në gjithë gjatësinë prej 14 kilometrash në Velipojë, zona e rërës është mbuluar nga uji, niveli i të cilit ka shkuar deri në 60 centimetra.