18:19 / E Enjte, 09 Korrik 2020 / indeksADMonline

Devolli Corporation në bashkëpunim me Hotel Splendit shpallin konkurs për vende të lira pune

Devolli Corporation në bashkëpunim me Hotel Splendit shpallin konkurs për katër vende të lira pune:

1. Menaxher/e i eventeve

Përgjegjësitë dhe detyrat:

Menaxheri/ja i Eventeve planifikon, drejton dhe koordinon ngjarjet e organizuara në Klan Arena. Planifikon çdo detaj të ngjarjes që gjithçka të funksionojë pa probleme. Bën negocimin e kontratave, ndihmon në zgjedhjen e artikujve të menusë, cakton stafin e eventit, aranzhon hapësirat dhe pajisjet si dhe komunikon për nevojat e klientit me personelin e duhur.

Njohuri / Aftësi / Kualifikime të Kërkuara të Punës:

  • Të ketë përvojë pune në industrinë përkatëse,
  • Njohja e gjuhës angleze,
  • Aftësi në menaxhimin e problemeve në situata të ndryshme,
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikimi, kuptimi i nevojave të klientit;

Për të aplikuar për këtë pozitë, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentat e tjera shoqëruese në : Info@princecoffeeshops.com

Konkursi është i hapur deri më datën : 22.07.2020.

2. Menaxher i përgjithshëm

Përgjegjësitë e menaxherit të përgjithshëm përfshijnë formulimin e strategjisë së përgjithshme, menaxhimin e stafit dhe krijimin e politikave. Për të qenë të suksesshëm në këtë rol, ju duhet të jeni një udhëheqës i përkushtuar dhe një vendimmarrës i sigurt, duke ndihmuar njerëzit tanë të zhvillohen dhe të jenë produktivë.

Përgjegjësitë dhe detyrat:

  • Mbikëqyr operacionet ditore,
  • Harton strategji dhe vendos synime për rritje,
  • Mirëmban buxhetet dhe optimizon shpenzimet,
  • Vendos politika dhe procese,
  • Siguron që punonjësit të punojnë në mënyrë produktive dhe të zhvillohen profesionalisht,
  • Mbikëqyr rekrutimin dhe trajnimin e punonjësve të rinj,
  • Vlerëson dhe përmirëson operacionet dhe performancën financiare,
  • Drejton procesin e vlerësimit të punonjësve,
  • Përgatit raporte të rregullta,
  • Sigurohet që personeli të ndjek rregulloret e shëndetit dhe të sigurisë,
  • Siguron zgjidhje për çështjet (p.sh. rënia e fitimit, konfliktet e punonjësve, humbja e biznesit për konkurrentët);

Njohuri / Aftësi / Kualifikime të Kërkuara të Punës:

  • Përvojë e dëshmuar si menaxher i përgjithshëm ose rol i ngjashëm ekzekutiv,
  • Përvojë në planifikim dhe buxhetim,
  • Njohuri për procesin dhe funksionet e biznesit (financa, HR, prokurim, operacione, etj),
  • Aftësi analitike,
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi,
  • Aftësi të jashtëzakonshme organizative dhe udhëheqëse,
  • Aftësia për zgjidhjen e problemeve, BSc / BA në Biznes ose fushë përkatëse; MSc / MA është një përparësi,
  • Njohja e gjuhëve të huaja;

Për të aplikuar për këtë pozitë, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentat e tjera shoqëruese në : Info@princecoffeeshops.com

Konkursi është i hapur deri më datën : 22.07.2020

3. Menaxher/e e mirembajtjes

Përgjegjësitë dhe detyrat:

  • Menaxhon aktivitetet e përditshme të departamentit të mirëmbajtjes
  • Planifikimi, organizimi dhe udhëheqja e anëtarëve të ekipit për të siguruar shkallën më të lartë të pastërtisë,
  • Mbikëqyrje ditore e stafit,
  • Blerje, ri-porositje dhe mirëmbajtje të furnizimeve shtëpiake dhe inventar.
  • Kryen inspektime para-ngjarjes në të gjitha hapësirat para hapjes së derës për çdo ngjarje të zhvilluar,
  • Rekruton, programon dhe trajnon të gjithë anëtarët e rinj të stafit të mirëmbajtjes,
  • Mbështet standardet më të larta të pastërtisë, sigurisë dhe sjelljes,
  • Përcakton dhe mirëmban planin e punës të departamentit të përdorur për njoftimin e stafit për ngjarjet e ardhshme dhe siguron përgatitjen dhe stafin e duhur për çdo ngjarje,
  • Siguron mirëmbajtjen e duhur të të gjitha pajisjeve; bën marrëveshje për riparim dhe / ose zëvendësim i pajisjeve të përdorura dhe të dëmtuara;

Njohuri / Aftësi / Kualifikime të Kërkuara të Punës:

  • Përvojë e mëparshme në menaxhimin e një ekipi të punëtorëve
  • Aftësi për të parashikuar nevojat e klientit, për të ndryshuar qëllimet dhe drejtimin shpejt dhe në mënyrë të duhur,
  • Përsosmëri e dëshmuar në shërbimin ndaj klientit,
  • Shkathtësi të demonstruara organizative, koordinuese dhe aftësi të ndërfaqes personale,
  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit me shkrim dhe verbal,
  • Duhet të jetë fleksibël me orarin;

Për të aplikuar për këtë pozitë, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentat e tjera shoqëruese në : Info@princecoffeeshops.com

Konkursi është i hapur deri më datën : 22.07.2020.

4. Kryekuzhinier

Përgjegjësitë dhe detyrat:

  • Kontrollon cilësinë e produkteve ushqimore të papërgatitura si dhe të ziera/pjekura për t’u siguruar se janë arritur standardet.
  • Vrojton praktikat e higjienës për t’u siguruar se të punësuarit i përcjellin standardet dhe rregulloret,
  • Kontrollon sasinë dhe cilësinë e produkteve/materialeve të pranuara,
  • Mbikëqyr dhe koordinon aktivitetet e kuzhinierëve apo punëtorëve tjerë të kyçur në përgatitjen e ushqimit,
  • Inspekton furnizimet, pajisjet apo hapësirat e punës për t’u siguruar se janë në pajtim me standardet e përcaktuara,
  • Përllogarit sasitë dhe kostot e furnizimeve të nevojshme siç janë ushqimet dhe përbërësit tjerë,
  • Bashkëpunon me personelin tjetër për planifikim dhe zhvillim të recetave dhe menuve, duke pasur në konsideratë edhe faktorët tjerë siç janë disponueshmëria sezonale e përbërësve apo numri i mysafirëve,
  • Analizon recetat për të vendosur çmimet në artikujt në menu, duke u bazuar në ushqimin, punën dhe kostot e shpenzimeve jomateriale,
  • Përcakton kohëzgjatjet e përgatitjes dhe stafin e nevojshëm për ofrimin me kohë të shërbimit,
  • Angazhon dhe huazon staf punues siç janë kuzhinierët apo punëtorët tjerë të kuzhinës,
  • Demonstron para stafit teknikat e reja të përgatitjes/zierjes apo të pajisjeve të reja,
  • Takohet me përfaqësuesit e shitjes për të negocuar çmimet apo për të porositur furnizime,
  • Përkujdeset për porositjen e pajisjeve të reja dhe për riparimet;

Njohuri / Aftësi / Kualifikime të Kërkuara të Punës:

  • – Përvojë të punës në fushën e gastronomisë apo të hotelerisë,
  • – Njohuri në përgatitjen e ushqimeve dhe recetave  ndërkombëtare dhe kombëtare,
  • – Dëshmi me certifikata për kryerjen e trajnimeve apo kurseve profesionale në përgatitjen e llojeve të ndryshme të ushqimit,
  • – Aftësi për kontrollin e cilësisë dhe të sasisë së produkteve ushqimore, kontrollin e standardeve të shërbimit;
  • – Aftësi koordinim të punëve për një rrjedhje të pa penguar të procesit të punës në organizime dhe ngjarje të rëndësishme.

Të interesuari(a)t për punë duhet të dërgojnë biografinë (CV) në email: Info@princecoffeeshops.com

Konkursi është i hapur deri më datën : 22.07.2020.