08:13 / E Enjte, 14 Qershor 2018 / indeksADMonline

Dhjetë vjet EULEX – para të çuara dëm

Mbi 1 miliard e 60 milionë euro i ka kushtuar Bashkimit Evropian qëndrimi dhjetëvjeçar i Misionit për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Pavarësisht kësaj vlerësohet se ky mision ka dështuar në luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit. Nga e premtja EULEX-i nuk do të ketë mision ekzekutiv

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) për dhjetë vjet të qëndrimit në Kosovë ka shpenzuar mbi 1 miliard e 60 milionë euro.

Deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe njohës të sistemit të drejtësisë thonë se paratë e taksapaguesve të Bashkimit Evropian janë shpenzuar kot pasi ky mision ka dështuar të sjellë drejtësi. Ata thonë se EULEX-i dështoi të luftojë në mënyrë efektive krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Gazeta “Zëri” ka kalkuluar buxhetin që ka shpenzuar brenda një dekade misioni më i madh i Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, në të cilin shihet qartë se në përudhën prill 2008 – tetor 2010 BE-ja kishte ndarë një buxhet prej 265 milionë eurosh për EULEX-in.  Ndërsa 165 milionë të tjera i janë ndarë për periudhën tetor 2010 – dhjetor 2011.

Temat: