16:20 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

Dhuna e “çmendur” e hajnave që përdornin për të arritur vjedhjen e veturave luksoze

Një bandë e hajnave janë kapur duke përdorur dhunë të “çmendur” në mënyrë që të vjedhin motorët me performanca të lartë.

Saweeth Rehman dhe Hussun Ashraf, të dy 22 vjeç kanë grushtuar disa persona, duke synuar makinat luksoze me vlerë qindra mijëra euro.

Disa nga momentet e rrahjeve u kapën duke sulmuar shoferët e tmerruar në dalje të klubeve të golfit.

Sulmuesit thuhet të kenë përdorur shkop të bejsbollit, shufra metalike dhe gjëra të tjerë që kishin para syve, transmeton Indeksonline.

Ata u kapën pas policia zbuloi iPhone-n që kishte Ashraf dhe që e lidhte atë dhe Rehman me një varg vjedhjesh.

Ata ishin gjithashtu pjesë e një bande të fortë prej katër vetash që vodhën makina duke përdorur një kamion të verdhë tërheqës në vitin 2016.

Rehman dhe Ashraf pranuan komplotet për vjedhje përderisa Ashraf u burgos me gjashtë vjet e katër muaj burg dhe Rehman e gjashtë vjet ./Indeksonline/