15:08 / E Premte, 24 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Dhuna ndaj gruas, reagon Kryetarja e Aleancës së Gruas, Magbule Shkodra

Aleanca e Gruas së Kosovës(AGK)e udhëhequr nga kryetarja Magbule Shkodra njëherit edhe zëvendës Ministre në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal reagon kundër dhunës ndaj grave, fenomen ky që duhet të zhduket njëherë e përgjithmonë.

“Jemi në ’16 ditët kundër dhunës ndaj grave’ shfrytëzoj rastin të ju bëj thirrje publike të gjitha institucioneve që të merren me shumë seriozitet me këtë fenomen të dhunës që po ushtrohet ndaj vajzave dhe grave në përgjithësi. Në emrin tim personal dhe të gjitha strukturave të AGK-së shpreh ngushëllimet e mia për viktimën e radhës në qytetin e Pejës, e cila si pasojë e dhunës së ushtruar nga burri ndërroi jetë. Kërkoj trajtim të dinjitetshëm të këtyre rasteve të dhunës sepse një gjë e tillë nuk mund të tolerohet asnjëherë”, ka thënë Shkodra.

Ajo në cilësinë e Kryetares së Aleancës së Gruas së Kosovës ka dënuar ashpër këtë rast makabër dhe kërkoi nga institucucionet relevante që urgjentisht të ndërmarrin hapa efektiv me qëllim të parandalimit dhe mos lejimit të dhunës në përgjithësi!