12:44 / E Diele, 16 Qershor 2019 / indeksADMonline

Dhuna në familje, dy raste në Prishtinë

Dy persona janë arrestuar dje në Prishtinë pasi të njëjtit në dy raste të ndara kanë rrahur familjarët e tyre, përcjellë Indeksonline.

Rasti i parë ka ndodhur ditë më parë, kur një person ka sulmuar gruan e tij, e cila është dërguar edhe për trajtim mjekësor.

“Me 15.06.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare e cila kishte pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, bën të ditur raporti i Policisë së Kosovës.

Ndërsa tjetri, ka ndodhur dje rreth orës 22:00, ku personi i arrestuar ka rrahur motrën e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën femër K/Shqiptare . Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”. /Indeksonline/