11:00 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Dhuna në Kuvend dhe në protestë, reagon ashpër BE. Kujton integrimin

BE-ja ka reaguar me një deklaratë të fortë pas ngjarjeve të fundit në Tiranë dhe dhunës që u shfaq në Kuvend dhe protestën kundër zgjedhjes së kryeprokurorit të ri të vendit.

“BE-ja dënon dhunën në protestat e djeshme dhe sjelljen e anëtarëve të Parlamentit në seancën plenare”- thuhet ne deklaratën zyrtare te BE.

Deklarata e BE-së

BE-ja dënon dhunën në protestat e djeshme dhe sjelljen e anëtarëve të Parlamentit në seancën plenare.

Proceset demokratike, qofshin ato seanca parlamentare apo protesta, duhen lejuar të zhvillohen në mënyrë paqësore.

Qytetarët shqiptarë u kërkojnë përfaqësuesve të tyre të zgjedhur të tregojnë lidership dhe përgjegjësi, si dhe të punojnë në partneritet për të ndjekur reformat e rëndësishme që janë gjithashtu vendimtare për aspiratën e Shqipërisë për t’iu bashkuar BE-së.