21:07 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

“Dhurata” e Miram Canit e Alban Skënderajt edhe në gjuhën angleze

Në fund të muajit të kaluar çifti simpatik Miriam Cani e Alban Skënderaj i dhuruan publikut shqiptar një bashkëpunim. Këngë e tyre “Dhuratë” i dedikohet vajzës së tyre Ameli, e cila u pëlqye mjaftë shumë nga fansat e tyre, shkruan Indeksonline.

Ndërsa kjo këngë shumë shpejtë do të publikohet edhe në gjuhën angleze. Këtë e ka bërë të ditur vet Miriami përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram.

“Me date 25.12 publikohet “More than a Song” versioni anglisht i kenges “Dhurata”. Kjo ndjenje nuk njeh gjuhe e as kufije ndaj ne keto dite festash duam ta ndajme kete kenge me cdo prind e femije kudo ne bote”, ka shkruar ajo./Indeksonline/