12:31 / E Premte, 04 Maj 2018 / indeksADMonline

Dhurata Hoxha: Pavarësisht sfidave me liberalizimin e vizave, kosovarët nuk kanë dyshim për vlerat evropiane

Ndonëse kemi kaluar dhe po kalojmë shumë sfida për ta arritur liberalizimin e vizave, kjo nuk i ka bërë kosovarët që të kenë dyshimet në vlerat evropiane dhe të punojnë shumë për tu bashkuar dhe respektuar këto vlera.

Kështu ka thënë ministrja e Integrimeve Evropiane (MIE), Dhurata Hoxha në shënimin e 10 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Gjermani-Kosovë.

“Kemi arritur progres por ende mbetet shumë punë për tu bërë në rrugën tonë drejt integrimit. Një pjesë e rëndësishme këtij progresi është nënshkrimi i MSA-së, marrëdhënies së parë kontraktuale me BE-në”, theksoi Hoxha.