17:36 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

Dhurata Hoxhën s’e pengon zhurma e Vetëvendosjes: Albin “baba”, partia jote po çon drejt vetëvrasjeve

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha ka mbajtur fjalin në Kuvendin e Kosovës nën zhurmat trokitëse të Lëvizjes Vetëvendosje. Pavarësisht zhurmës së krijuar, Dhurata Hoxha e ka mbajtur fjalimin ku ka akuzuar Vetëvendosjen për përfshirjen në vdekjen e Astrit Deharit.

“Jeni shëndrruar një ekspert të forenzikës, ekspert të çështjeve mjekoligjore. Si minsitre kam marrë gjitha veprimet e nevojshme për këtë rast. Jeni në gjendje të përdori çdo mjet për të arritur qëllimin desutriktiv. Nëse ishit pyetur ju Kosova nuk duhej të nënshkruante marrëveshjen e Rambujesë. Për qëllime politike po e keqpërdorin vdekjen e një të riu.

Albin Kurti po përdorë kauzë personale për të mbuluar skandalet që i dolën nga partia e tij. Kurti kërkon shkarkimin tim me një deklaratë të turpshme, partia e të cilit ka mungesa respekti në trajtimin e grave.

Dy vëllezër aktivistë të partisë suaj kanë bërë vetëvrasje. Tregoni qa i keni thënë atij që ka shtyer atë drejt vetëvrasjes. Pa pikë turpi, e keni keqpërdorë dhe vazhdoni ta keqpërdorni emrin e Astritit, familjen e tij. Ju nuk më keni lejuar as ta vizitoi familjen e tij. Albin Kurti po të quajnë baba, sepse partia juaj po qon njerzë drejt vetëvrasjes. Ju po tentoni ta kapni shtetin, lëni organet e drejtësisë ta thotë fjalën e vetë, mos e pengoni të vërtetën” ka thënë Dhurata Hoxha./Indeksonline/

Temat: