22:28 / E Enjte, 08 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Di Maria: Isha shumë afër Barcelonës, nuk e di çfarë ndodhi!

Angel Di Maria është një prej lojtarëve më në formë në Europë.

Ylli i Paris Saint Germain në një intervistë për mediat franceze tha se ishte afër t’i bashkohej Barcelonës gjatë afatit veror, transmeton IndeksOnline.

“Isha shumë afër Barcelonës, por në fund nuk ndodhi. E kam nisur mirë vitin 2018. Më pëlqen t’i ndihmoj klubit në këtë mënyrë”, ka thënë Di Maria.

Transferimi i Di Marias ka mundur të ndodhë shumë lehtë gjatë verës, pasi Neymar Jr iu bashkua parisienëve.

Argjentinasi ka shënuar 27 gola në 28 paraqitje në të gjitha garat për gjigantin francez.

Ai foli edhe për Kupën e Botës “Rusi 2018”.

“Ne kemi arritur tri finale, por për fat të keq nuk kemi arritur të fitojmë. Kundër Gjermanisë ishim më të mirët, por në fund ndodhi befasia. Argjentina është në të njëjtin nivel me Spanjën dhe Gjermaninë. Besoj shumë në sukses këtë vit”, vazhdoi lojtari i PSG-së.

29-vjeçari e nisi karrierën te skuadra e Rosario Centra, pastaj vazhdoi me klube si Benfica, Real Madrid dhe Manchester United./IndeksOnline/

Temat: