18:10 / E Shtunë, 13 Tetor 2018 / indeksADMonline

Diego Maradona me akuza të rënda ndaj Messit

Marrdhëniet mes dy legjendave argjentinase, Diego Maradona dhe Lionel Messi duket se janë prishur.

Në një intervistë të fundit të dhënë për FOX Sport Mexico, Maradona ka drejtuar akuza të rënda kundër Messit, transmeton Indeksonline.

“Messi është lojtar i mrekullueshëm por ai nuk e kupton. Para se të flas me trajnerin, ai luan PlayStation dhe në fushë dëshiron të jetë lider” u shprehë Mardona.

“Është e kot të mundohesh ta bësh lider dikë që shkon 20 herë në banjo para se të filloj ndeshja” vazhdoi legjenda argjentinase.

“Messi në Barcelonë dhe Messi në Argjentinë janë diçka tjetër” përfundoi Diego Mardona.

Këto komente janë befasuese pasi që Maradona e përkrahi Messin në gjatë dhe pas Kupës së Botës./Indeksonline/