16:36 / E Premte, 19 Tetor 2018 / indeksADMonline

Maradona do të vendosë proteza në këmbë, nuk ka më kërc në gjunjë

Diego Armando Maradona ka probleme serioze në të ecur. German Ochoa, traumatologist dhe kirurg kolumbian i cili rregullisht e trajton argjentinasin ka thënë se Diego duhet të vë proteza në këmbë, në të kundërten nuk mund të ecë më.

“Është pacient i imi që nga viti 2014. Kishte një operacion, shumë seanca, por tani ka një problem më serioz.

Maradona nuk ka më kërc në gjunjë, është e domosdoshme vendosja e dy protezave” ka thënë mjeku i legjendarit argjentinas./Indeksonline/