22:35 / E Shtunë, 17 Mars 2018 / indeksADMonline

Diellza Kolgeci: Nuk i dua armët, por jam shumë e mirë në gjuajtje (Video)

Diellza Kolgeci ditëve të fundit ka qenë një nga femrat më të komentuara të show biz-it, kjo pas ndarjes nga i dashuri i saj disavjeçar.

E ish-missi për Indeksonline pati thënë se ruan raporte të mira me ish të dashurin dhe se shkak i ndarjes ishte se ishin ftohur ndjenjat.


Së fundmi Diellza ka folur për emisionin Prive, teksa ka rrëfyer “10 gjëra që nuk i dimë për të”, gjëra të pa dëgjuara më parë, e disa nga to mjaftë qesharake.

Ajo rrëfeu se kur ka qenë e vogël e ka ngrënë barutin e qibritit, që i ka pëlqyer të festonte ditëlindjen e që i do lojërat e fëmijëve.
Duke qenë se Diellza është adhuruese e sportit në përgjithësi, ajo ka treguar se pavarësisht se nuk i pëlqejnë armët, ajo është shumë e mirë në gjujtje./Indeksonline/