20:17 / E Diele, 07 Janar 2018 / indeksADMonline

Digjen dy makina në mes të Shkupit, policia në këmbë për të kërkuar autorët

Dy automjete të markës “Golf” në dy lokalitete të ndryshme në Shkup janë djegur gjatë natës.

Siç njoftoi edhe MPB, mëngjesin e sotëm në rr. Boro Menkov” në Shkup, nga persona të panjohur deri më tani, është shkaktuar zjarr në automjetin motorik “Golf 5” me targa të Shkupit, pronë e E.A. (26) nga Shkupi. Në zjarr është djegur vetëm pjesa e përparme ku është i vendosur motori. Zjarri është shuar nga ana e Brigadës së zjarrfikësve.

Rreth 30 minuta pas mesnate në f. Pobozhje është gjetur një automjet motorik i djegur “golf 1” me targa të Shkupit, pronë e N.M. nga f. Kuçevishtë, i Shkupit, e cila është vjedhur paraprakisht.

Sipas MPB-së, nga 05.01.2018 automjeti është kërkuar me telegram nga Stacionin policor Çair shkruan ekspress.

Ndërmerren masa për gjetjen e kryerësve dhe për vërtetimin e shkaqeve për vënien e zjarrit në dy rastet.

Temat: