12:56 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Digjen mbeturina brenda oborrit të shkollës në Istog

Djegia e mbeturinave vend e pa vend po vazhdon të jetë praktikë në Kosovë.

Kështu, mbeturinat po digjen edhe nëpër ambiente të shkollave.

Një lexues për Indeksonline ka dërguar pamje nga djegia e mbeturinave brenda oborrit të  Shkollës Fillore “Trepça” në Banjë të Istog.

Ai ka thënë se ndihen të shqetësuar pasi në shkollë vijojnë mësimin afër 300 nxënës nga niveli parashkollor deri në klasën e 5-të.

Rasti ka ndodhur sot, rreth orës 12 e 30./Indeksonline/