12:48 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

Digjen njehsorët e rrymës në Bërnicë

Problemet me njehsorët e rrymës janë të shpeshta në të gjitha komunat e Kosovës.

Këtë mesditë, banorët e Bërnicës së Epërme u përballën me një të tillë, pasi një njehsor në rrugë ka marr flakë.

Lexues të Indeksonline kanë dërguar video të njehsorit të djegur, duke thënë se diçka e tillë ndodh shpesh.

Ata kanë lajmëruar menjëherë ekipet e zjarrfikësve që kanë dal në  teren dhe po shuajnë zjarrin. /Indeksonline/