11:15 / E Martë, 03 Korrik 2018 / indeksADMonline

Digjet fabrika në Drenas

Gjatë ditës së djeshme është përfshirë nga zjarri një fabrikë në Drenas. Sipas njoftimit të policisë, rastin e ka paraqitur pronari i fabrikës i cili është nga fshati Korroticë e Epërme.

Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për lëndime në njerëz./Indeksonline/