21:22 / E Premte, 23 Nëntor 2018

Po digjet një shtëpi në Pejë

Një shtëpi po digjet në Pejë, më saktësisht afër hekurudhës së këtij qyteti.

Këtë e shohim përmes një video e cila ka arritur para pak çastesh në redaksinë e Indeksonline, përmes saj shohim që pjesa më e madhe e shtëpisë është kapluar nga flakët.

Po ashtu, në këtë video vërehen edhe disa persona që mundohen ta largojnë një automjet që është i parkuar në afërsi të shtëpisë.

Sipas lexuesit, Policia dhe njësi i zjarrfikësve kanë dal në vendin e ngjarjes dhe po përpiqen të lokalizojnë zjarrin./Indeksonline/