21:08 / E Shtunë, 31 Dhjetor 2022 / C E

Digjet një banesë në Fushë Kosovë nga fishekzjarrët

Një banesë ka marrë flakë në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë.

Sipas lexuesve të Indeksonline që kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, banesa është djegur nga fishekzjarrët.

Zjarri është ndalur falë intervenimit të shpejtë të banorëve përreth.

Institucionet e Kosovës kanë bërë apel për më shumë kujdes gjatë festës. /IndeksOnline/