Digjet një shtëpi në Klinë, kërkohet ndihmë për familjen!
Një shtëpi është djegur mesditën e sotme në fshatin Shtaric të Komunës së Klinës.
Indeksonline mëson se nga ky rast fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, veçse dëmet materiale janë të mëdha.
Një lexues i Indeksonline që ka dashur të mbetet anonim ka thënë se tani po kërkohet nga Komuna e Klinës që t’i del në ndihmë familjes së Selim Tafilaj që tani ka mbetur në kushte të vështira banimi.
Po ashtu edhe për kushdo tjetër që ka mundësi për ta ndihmuar këtë familje tani në nevojë.
Indeksonline ua sjellë disa pamje:
/Indeksonline/