Digjet sistemi i rrymës, pamundësohet vendosja e flamurit të Kosovës “Te Rrethi” (Foto)
Personat e autorizuar që të largojnë flamurin kombëtar “Te Rrethi” në Prishtinë për të zëvëndësuar me të Republikës së Kosovës, e kanë të pamundur të kryejnë punën e tyre, transmeton Indeksonline.
Kjo për faktin se sistemi i rrymës është djegur me apo paqëllim.
Aktualisht “Te Rrethi” ndodhen edhe zyrtarët e KEDS-it të cilët kanë thënë se sonte është e pamundur të ndërhyhet.
Nuk është vendosur ende nëse do të intervenohet me kran sonte, apo do të pritet dita e nesërme që ky proces të realizohet./Indeksonline/