18:31 / E Martë, 30 Janar 2018 / indeksADMonline

Digjet stalla e lopëve në Shtërpcë, intervenojnë zjarrfikësit dhe policia (Foto)

Një zjarr i madh ka përfshirë një stallë të lopëve në fshatin Duraj të komunës së Shtërpcës.

Sipas një lexuesi të Indeksonline, ekipet e zjarrfikësve dhe policia tashmë kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe është arritur që të shpëtohen disa lopë.

Gjithashtu është bërë e ditur se përpos dëmeve materiale, nuk ka të lënduar./Indeksonline/