19:49 / E Premte, 22 Qershor 2018 / k.v

Direkt nga Rusia, kosovarë e zvicërian na përshëndesin me shqiponjë (Foto)

Jemi në prag të ndeshjes emocionuese, Zvicër-Serbi. Shqiptarët e zvicërianët si kurrë më parë janë të bashkuar me një qëllim, për fitoren ndaj Serbisë.

Ky bashkim po shihet fizikisht edhe në Rusi. Live nga stadiumi, kosovari Bekim Gega është bërë pjesë e tifozerisë zvicëriane duke ja sjellur pamje të bukura.

Madje një shqiponjë e bukur na vije direkt nga Kaliningradi midis stadiumit rus. /Indeksonline/