10:12 / E Martë, 21 Qershor 2022 / C E

Disa pyetje për Mane se pse vendosi të largohet nga Liverpooli

Ally McCoist ka vënë në dyshim arsyet e Sadio Mane për largimin nga Liverpooli për t’u bashkuar me Bayern Munich.

Të kuqtë kanë rënë dakord për një marrëveshje me gjigandët e Bundesligës me vlerë 35 milionë funte duke bërë që aventura e senegalezit në Anfield të marr fund, shkruan Indeksonline.

Detajet janë të përfunduara vetëm se Bayern Munchen ende nuk e ka zyrtarizuar transferimin. Por janë disa gjëra që e kanë ngatërruar ish yllin e Rangers dhe Skocisë, McCoist.

Pse po e bën këtë, është për arsye financiare? Nuk e di, kjo është pyetja që nuk mund t’i përgjigjemi,” tha në një intervistë në talkSPORT.

Është sepse ai dëshiron të luajë në një vend tjetër? Ndoshta. Do të shkojë në një ligë më të mirë? Jo.

A do të shkojë ai në një ligë më konkurruese? Jo. Do të shkojë në një skuadër më të mirë? Jo, më duket shumë e çuditshme.

E vetmja gjë që mund të shoh është joshja, madhësia e klubit, Bayern Munich, është diçka që ai gjithmonë ka dashur ta bëjë?

“Unë në fakt mund ta kuptoja atë më shumë nëse do të kishte qenë Real Madrid apo Barcelona. Mund ta kuptoja pak më shumë, për shkak të joshjes së njërit prej këtyre klubeve, veçanërisht Real Madridit. Nuk e kuptoj, ndoshta ai do vetëm një sfidë të re. Ndoshta ai thjesht mendon se pak i ndenjur dhe se unë mund ta vlerësoj”, tha Mc Coist. /IndeksOnline/