08:58 / E Diele, 25 Gusht 2019 / indeksADMonline

Distria Krasniqi arrin në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror

Distria Krasniqi me sukses arriti të kalojë në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të xhudos që po mbahet në Tokio të Japonisë.

Krenaria jonë mposhti në çerekfinale Paula Pareton të Argjentinës, shkruan Indeksonline.

Ajo kaloi raundin e parë pa lojë, ndërsa për të kaluar në çerekfinale mposhti xhudisten spanjolle Julia Figueroa./Indeksonline/.